Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova, është shënuar 12 prilli, dita e dëshmorëve të komunës së Istogut, njofton zyra për informim e kësaj komune.
Me këtë rast janë bërë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit të Istogut.
Pjesë e këtyre homazheve ishte kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të partive politike, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar veprën e të rënëve për liri. /kp/Telegrafi/