Telegrafi

Komuna e Haraçinës do të bëhet me objekt të ri

Në Haraçinë sot do të shënohet fillimi i ndërtimi të objektit të ri komunal. Ndërtimi i objektit është financuar me 260.000 euro të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Programit për investime komunale rurale. Programin e administron Banka Botërore, ndërsa e zbaton Ministria e Financave.

Në shënimin e fillimit të ndërtimit është publikuar fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev, euroambasadorit Samuel Zhbogar, ministrit të Financave Dragan Tevdovski, përfaqësuesit të Bankës Botërore, Bekim Imeri dhe kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi.

Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Evropian (BE) u pajtua të sigurojë 15,5 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale. Shuma e përgjithshme e programit, duke e përfshirë edhe bashkëfinancimin nga Qeveria është 20,667 milionë euro. Programin e implementon Ministria e Financave ndërsa i njëjti administrohet nga Banka Botërore. Këto mjete u ndahen komunave në formë të granteve dhe duhet të kontribuojnë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale.

Në kuadër të këtij programi, komuna e Haraçinës e fitoi të drejtën të shfrytëzojë grant të BE-së në shumë prej 195.000 euro për zbatimin e projektit për “Ndërtimin e objektit komunal Haraçinë”. Projekti është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë në shumë prej 65.000 eurosh. Shuma e vlerësuar e projektit është 285.545 euro por pas furnizimit të publikuar publik e njëjta është zvogëluar për 241.975 euro, prej të cilave 181.482 euro janë financuar prej Fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa 60.493 euro prej buxhetit të Republikës së Maqedonisë./AIM/