Site icon Telegrafi

Komuna e Gostivarit do të themelojë kamp futbolli për komunitetin rom

Një përfaqësues i komunitetit rom në Komunën e Gostivarit, ka kërkuar sot nga kreu i komunës Arben Taravari hapjen e një kampi për futboll për komunitetin rom në këtë qytet, me qëllim që edhe fëmijët romë të kenë mundësinë të ushtrojnë dhe të merren me aktivitete sportive.

Një kërkesë e këtillë u bë sot nga një i punësuar në administratën e komunës së Gostivarit e që i takon komunitetit rom, me rastin e ditës botërore të romëve. Kryetari Taravari ka pranuar këtë kërkesë, duke iu premtuar se së shpejti kjo do të bëhet realitet.

Gjatë takimit që realizoi sot kreu i Gostivarit me përfaqësues të komunitetit rom, u bisedua edhe për problemet që tangojnë këtë komunitet dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre.

Taravari i siguroi përfaqësuesit e komunitetit rom, se ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe se ai angazhohet që secili individ, grup njerëzish apo komunitet, t’i gëzojë të gjitha të drejtat dhe të ketë mundësitë e barabarta./alsat/

Exit mobile version