Telegrafi

Komuna e Gostivarit shtroi iftar për personat me nevoja të veçanta

Komuna e Gostivarit shtroi iftar për personat me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe kujdestarët.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se në iftarin e veçantë të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave që kujdesen për persona me nevoja ndryshe.

Kryetari Arben Taravari u shpreh se Komuna e Gostivarit bashkë me organizatat dhe shoqatat po bëjnë punë fantastike dhe japin shembullin e duhur se çfarë duhet të bëjë secili nga ne në lidhje me altruizmin dhe respektin.

Ata shtojn se për Komunën e Gostivarit personat me aftësi ndryshe vazhdojnë të mbeten ndër prioritetet kryesore./Telegrafi/