Në tre shkollat e mesme të Gostivarit po punohet në rikonstruksionin dhe rregullimin e objekteve si dhe instalimin e nxemjes qendrore. Për këtë aktivitet nga arka komunale do të harxhohen 550 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Komunës së Gostivarit, këtë verë, pushimi është paraparë për realizimin e disa punimeve në shkollat e mesme, me qëllim për të përmirësuar kushtet për mësim.
Në seancën e fundit të Këshillit komunal Gostivar, janë miratuar 145 mijë denarë, të dedikuara për sallën sportive që e shfrytëzojnë nxënësit e Gjimnazit.
Në shkollën Teknike, ku në objektin e ri po bëhet rikonstruksioni i dritareve dhe dyerve si dhe dyshemeja. Mjetet për këtë projekt janë të një shume prej 380 mijë denarëve dhe janë siguruar nga Ministria për Arsim dhe Shkencë. /Telegrafi/