Site icon Telegrafi

Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar për grumbullimin e ndihmave materiale

Nëpërmjet një njoftimi thuhet Komuna e Gostivarit i fton të gjithë qytetarët që të solidarizohen me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri.

“Në shenjë respekti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar në grumbullimin e  ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndihmat tuaja mund të dorëzohen në  hapësirat e Njësisë territoriale të zjarrfikësve në Gostivar”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit, ndihmat mund të jenë të ndryshme siç janë, produktet ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i  konservuar, detergjent, dhe preparate higjienike), batanije, Thasë/dyshekë për fjetje, çarçafë dhe jastëkë, barna, tenda për akomodim  të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona, pako të ndihmës së parë.

Aksioni i grumbullimit të ndihmave fillon nesër, ditë e mërkurë 27.11.2019 në ora 08:00 deri ditën e enjte 28.11.2019, ora 12:00.

“Shpresojmë që ky aksion të jetë sa më i suksesshëm dhe sado pak të zbus dhimbjen e familjeve të prekura. Shqipëri jemi me ty!”,  thuhet në fund të njoftimi të Komunës së Gostivarit./Telegrafi/

Exit mobile version