Përfaqësues të Komunës së Gostivarit sot vizituan në shtëpinë e tyre çiftin Vebi dhe Albina Saliu, prindërit e fëmisë të parë për vitin 2021 në Gostivar. Me këtë rast, për vajzën e tyre, e cila është fëmija i parë në familjen Saliu, u ndanë 10.000 denarë dhe disa dhurata të tjera.
“Vajzë ishte foshnja që erdhi e para mes nesh bashkë me Vitin e Ri. Vajzat thonë se janë një ogur i mirë dhe me bereqet, i tillë qoftë viti 2021! Gëzuar familjes Saliu e të gjithë të tjerëve që këto ditë janë bërë prindër!”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Vajza e çiftit bashkëshortorë Saliu ka lindur mëngjesin e 1 janarit të vitit 2021 në ora 09:52 minuta. Foshnja së bashku me nënën e saj janë në gjendje të mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë.
Ndryshe, fëmija i parë i vitit 2021 në Gostivar, është mbesa e Nazmi Saliu, dëshmorit të flamurit të vitit 1997 gjatë trazirave në Gostivar./Telegrafi/