Telegrafi

Komuna e Gostivarit: Ministri i Arsimit në mes fushate ndërron drejtorë

Nëpërmjet një konference për shtyp, drejtoresha e Arsimit në komunën e Gostivarit Aslian Snopçe tha se “i vetmi ‘sukses’ i ministrit të Arsimit është marrja e kompetencave kryetarit të komunës së Gostivarit”.

Ajo tha se në mes fushate zgjedhore, ministri shkarkon drejtorë të emëruar nga ana e kreu të komunës dhe në vendin e tyre emëron drejtorët partiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Snopçe njoftoi se se në komisionin për Anti-korrupsion do të dorëzojnë dokumentacionin në lidhje me këtë rast.

Lexo po ashtu Shkarkohen dy drejtorë të shkollave në Gostivar (Video)

Më herët ndaj kësaj reagoi edhe vet kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke e quajtur këtë vendim si vendim skandaloz,l pasi siç tha ai, kjo nuk guxon të ndodh në periudhë kur është fushatë zgjedhore.

“Ministria e Arsimit me siguri për të siguruar vota, na i morën edhe kompetencat . Tash është periudhë zgjedhjesh, fushatë është, dhe kjo është skandaloze, në periudhë të fushatës të ndërrohet një drejtor dhe të emërohet një drejtor i cili gjashtë herë ka qenë ushtrues i detyrës në mandatin e ish kryetarit të komunës së Gostivarit”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit./Telegrafi/