Site icon Telegrafi

Komuna e Gostivarit: Investim mbi 100.000 euro në asete të reja në NP “Komunalec”

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” promovuan makineritë dhe asetet e reja të ndërmarrjes “Komunalec”.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se ky projekt përfshin mbi 100.000 euro në investime në makineri dhe asete me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Sipas tyre, 50 kontejnerët të cilët do të shpërndahen lokacione të ndryshme, dy kamionët për mbledhjen e mbeturinave si dhe makina speciale për pastrimin e rrugëve do ta lehtësojnë më shumë punën e mirëmbajtjes së higjienës publike.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që në kontejnerë të hedhin mbeturinat, të mos hedhin materiale ndërtimore dhe gjëra të forta në mënyrë që ta mirëmbajmë higjienën publike”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

 

\

Exit mobile version