Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni jep sqarimin rreth komunikatës për media nga dega e partisë politike “Lëvizja Besa”, në Gostivar.
‘Pik së parti, shprehim keqardhje që dega e këtij subjekti politik ka zgjedhur muajin e shenjt të Ramazanit, për të vazhduar të kamufloi shpifje dhe të pavërteta.
Gjithë opinioni publik e ka të qartë se hapja e rrugës nga fshati Simnicë deri në fshatin Cerovë, është interes i 13 katundeve të banuara kryesisht me popullatë etnike shqiptare, dhe jo interes i një katundi siç është Cerova dhe që ka dalje në magjistralen Gostivar – Kërçovë.
Pikërisht hapja e rrugës u bë për të lidhur katundet e lartpërmendura me këtë aks të rëndësishëm rrugor me qëllimin për tua lehtësuar qarkullimin banorëve të këtyre fshatrave.
Siç duket këtë realitet nuk e sheh vetëm dega e partisë së quajtur “Lëvizja Besa”, në Gostivar, e cila rikujtojmë se në protestën e mbajtur në Shkup gjatë muajit Prill, nga qyteti i Gostivarit në mënyrë të organizuar dërgoi në Shkup jo më shumë se 30 aktivistë dhe anëtarë, dhe nga këtu u pa fuqia politike që ka kjo parti në Komunën e Gostivarit.
Ky subjekt vazhdon të shfaq daltonizëm politik pa dashur të pranoi investimet e realizuara dhe realitetin e ri që çdonjëri qytetar e sheh dhe e ndjen.
Sa për informim të drejtë të opinionit publik, do të përmendim disa projekte të realizuara në vendbanimet e lartpërmendura: U rinovua plotësisht shkolla e fshatit Tërnovë, u instalua sistemi i nxemjes qendrore në objektin e shkollës fillore periferike “Gjon Buzuku” në fshatin Padalishtë, u meremetua tërësisht shkolla fillore “Gjon Buzuku” në fshatin Sërmnovë, u ndërrua pullazi në të njëjtën shkollë, u riasfaltua rruga tek mëhalla “Rrafshe Madhe” në fshatin Padalishtë, u asfaltua rruga e Bigorit në fshatin Gjenovicë, u asfaltuan rrugicat në brendinë e fshatit Simnicë, si dhe u hap dhe tamponua rruga që lidh fshatrat Simnicë dhe Certovë si një mundësi daljeje të gjitha këtyre vendbanimeve në magjistralen Gostivar – Kërçovë.
Në fshatin Llakavicë u ndërtua muri mbrojtës 210 metra dhe u zgjerua rruga në hyrje të fshatit. Po ashtu u realizuan edhe disa investime të tjera në këto fshatra të Malësisë së Gostivarit të banuara kryesisht me banorë shqiptarë.
Investime ka pasur dhe vazhdon të ketë në çdo vendbanim të Komunës së Gostivarit.
Komuna e Gostivarit përgjigjet edhe për çështjen e ngritur nga ky subjekt politik, mos rregullimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë.
Së pari, ua bëjmë me dije se rrugët regjionale nuk janë në kompetencë të Pushtetit Lokal, por njohuritë e drejtuesve të degës së Lëvizjes Besa në Gostivar, aq janë dhe aq dinë.
Së dyti, edhe pse kjo rrugë nuk është në kompetencë të pushtetit lokal, Komuna e Gostivarit ka ndërmarrë të gjitha angazhimet e nevojshme që kjo rrugë të riasfaltohet, dhe si shumë problemeve të tjera, do ti jepet zgjidhje edhe kësaj çështje’, thonë nga Komuna e Gostivarit. /Telegrafi/
Poashtu lexo: Lëvizja Besa: Bejta u premton shqiptarëve, por u kryen punë maqedonasve (Foto)