Site icon Telegrafi

Komuna e Gostivarit ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2018

Komuna e Gostivarit nuk e ka miratuar ende buxhetin për vitin 2018, edhe pse tashmë jemi në gjysmë të janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxheti është projektuar të jetë 16,8 milionë euro, por ende nuk ka patur diskutim në Këshillin komunal, e as që është thirrë ndonjë mbledhje për këtë çështje.

Mosmiratimi i buxhetit rrezikon rrogat e administratës, ndërmarrjeve publike dhe shkollave. Nasir Selmani, kryetar i Këshillit, ka pohuar për Slloboden Peçat se mbledhja për këtë çështje nuk do të mbahet në këtë javë.

Kjo situatë vjen si rezultat i përplasjes brenda kësaj komune, pasi që këshilli është në duar të koalicionit BDI-LSDM, kurse administrata është në duar të Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Exit mobile version