Komuna e Gostivarit dhe ajo e Ljutomerit, në Slloveni, do të binjakëzohen, bëjnë të ditur nga shërbimi për informim i komunës së Gostivarit.
Kryetari Arben Taravari ishte në vizitë në komunën Ljutomer, ku u prit nga zv.kryetari Boro Zemljak.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që të të sigurohen më shumë njohuri për projekte të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e ujrave të zezë dhe menaxhimin e mbeturinave komunale.
Gjithashtu, për komunën e Gostivarit është me rëndësi pëvoja e komunës Ljutomer për shfrytëzimin e fondeve të BE-së./Telegrafi/