Telegrafi

Komuna e Gostivarit sërish hapi Zyrën për mërgimtarët

Për arsye se pjesa më e madhe e mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe të vitit ndodhen në shtëpitë e tyre, Komuna e Gostivarit vendosi që ta riaktivizojë Zyrën për mërgimtarët.

Zyra ndodhet në hapësirat e Qendrës për shërbime komunale në katin e parë të komunës dhe do të punojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë zyrë, mërgimtarët do të mund të marrin informacionet e nevojshme për shërbimet komunale si dhe të udhëzohen se në cilët institucionet duhet të drejtohet për t’i zgjidhur kërkesat e tyre”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Zyra hapet edhe gjatë periudhës verore ndërsa Komuna e Gostivarit për ditën e nesërme, pra më 28 dhjetor organizon Ditë të hapur për mërgimtarët./Telegrafi/