Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit shpërndan mekanizma bujqësor për 60 fermerë

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë mekanizma bujqësor për 60 fermerë, vlera e të cilëve është afro 53 mijë euro.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se ky është viti i gjashtë që komuna shpërndan këtë pako mekanizma bujqësor.

“Është viti i gjashtë që e promovojmë këtë projekt, duke e vlerësuar rëndësinë e mekanizimit bujqësor. Nga kjo pako mbështetëse, përfitojnë 20 fermerë me spërkatëse 440 litërshe, 10 fermerë përfitojnë rotofreza, 10 të tjerë përfitojnë piajtore me 24 disqe, 10 fermerë kosa rotative, ndërsa 10 fermerë të tjerë përfitojnë grumbulluese të sanës. Për pak ditë, edhe dhjetë fermerë do të furnizohen me makina për mbjelle të misrit. Pra, janë 70 pajisje mekanizimi. Urime të gjithë përfituesve”, tha Ramadani.

Ramadani tha se krahas këtij aktiviteti, Drejtoria për Bujqësi e ka të hapur edhe thirrjen për aplikim për farë të grurit, duke shtuar se mekanizimi bujqësor do ta krijojë mundësinë e punimit cilësor të tokës e rritjes së rendimentit. /Telegrafi/

Exit mobile version