Telegrafi

Komuna e Gjilanit reagon pas arrestimit të një zyrtari komunal për keqpërdorim me subvencione

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media, ka thënë se të arrestuarit lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve , janë nga komuniteti serb dhe zyrtarit komunal i cili po ashtu është nga komuniteti serb.

“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informative të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, thekson se është në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë dhe sapo të merret raporti, do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/