Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit ndalon eskursionet e nxënësve jashtë shtetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve jashtë shtetit.

Këtë vendim, kreu i Gjilanit tha se e ka marrë në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës.

“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve.

Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!”, ka thënë kryetari Hyseni. ​/Telegrafi/

 

Exit mobile version