Telegrafi

Komuna e Gjilanit fillon projektin për trajtimin e qenve endacakë

Foto: Ilustrim/Arkiv

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka filluar dje me projektin për trajtimin e qenve endacakë.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna, përmes një komunikate për media.

Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, ka thënë se puna do të realizohet duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet sipas kontratës: kapja, transportimi, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, kastrim/sterilizim, vaksinim dhe dehelmetizim si dhe kthimi në vendin e kapjes.

“Po ashtu, projekti do të realizohet duke u dhënë përparësi zonave më të frekuentuara me njerëz si për shembull: qendra e qytetit, spitalet, shkollat çerdhet, parqet etj”, ka pohuar Isufi. /Telegrafi/