Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit: Ekipet e zjarrfikjes dhe shpëtimit janë në gatishmëri në rast të përmbytjeve

Ekipet e Njësitit të zjarrfikjes dhe shpëtimit në Gjilan janë në gatishmëri të plotë në rast të përmbytjeve eventuale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.

Po ashtu, ai ka thënë se dje ekipet tjera komunale kanë pastruar shtretërit e lumenjve dhe përroskave në disa lokacione.

“Duke i parë paralajmërimet e ekspertëve lidhur me përmbytjet eventuale në Kosovë, Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet e ekipeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit për t’i parandaluar përmbytjet eventuale”, ka deklaruar Hyseni. ​/Telegrafi/

Exit mobile version