Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës përkujton tetë dëshmorët e Koshares

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të saj, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në nderim të tetë dëshmorëve nga Komuna e Gjakovës, të rënë heroikisht 17 vjet më parë në betejën e Koshares.

Siç thuhet në komunikatë, duke e vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se këta dëshmorë janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria e Kosovës, të cilët po e gëzojmë sot.

“Beteja e Koshares është një vlerë e madhe e popullit tonë, të cilën ne duhet ta respektojmë dhe ta ruajmë me dashurinë dhe sinqeritetin më të madh. Gjithashtu, këta djem, që sot po i kujtojmë, por edhe të gjithë dëshmorët që e dhanë jetën për këtë vend, dëshmojnë se liria që po e gëzojmë nuk ka ardhur pa sakrifica e pa kontribut sublim, deri në rënie heroike”, citohet të ketë thënë Kusari – Lila.

Dëshmorët e përkujtuar sot, me rastin e 17 vjetorit të rënies së tyre në betejën e Koshares, janë Korab Binxhia, Bashkim Idrizi, Genc Bytyçi, Xhafer Thaçi, Kasim Uka, Fisnik Salihu, Niman Kadrija dhe Besim Beka.

Exit mobile version