Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës merr nën përkujdesje gurin e Nënës Pashke, e dërgon në Mejë

Komuna e Gjakovës ka njoftuar të premten se e ka marrë nën përkujdesje gurin që simbolizon sakrificën e nënës Pashke Marku, duke e vendosur atë në afërsi të Kompleksit Memorial në Mejë.

Sipas njoftimit për media, ky gur përkujtimor është vendosur në një ambient publik në atë lokacion vetëm përkohësisht.

“Ky veprim është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në marrëveshje me familjen Marku”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo po ashtu Përfundon në mbeturina guri përkujtimor i Nënë Pashkes

Guri thuhet se do të qëndrojë në këtë lokacion deri në gjetjen e përbashkët të një zgjidhje të përhershme.

Guri përkujtimor i Pashke Markut – nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë – është hedhur në mbeturina të premten në mëngjes, pavarësisht reagimeve të shumta në publik kur guri u hoq nga vendi i tij javën e shkuar. Guri është hedhur në mbeturinat në hyrje të Gjakovës, përballë varrezave të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version