Telegrafi

Komuna e Gazi Babës ka para për përmendore, nuk ka para për kanalizim!

Këshilli nismëtar për ndërtimin e kanalizimit fekal në BL Trubarevë të komunës Gazi Babë, sot me fillim në ora 19 do të mbajë takim me qytetarët në të cilin do të informojë për firmën realizues, çmimin e kanalizimit, afatin dhe dinamikën e punëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të qytetarëve ata do të obligohen nga xhepi i tyre të paguajnë rreth 25.000 denarë për ndërtimin dhe kyçjen në kanalizim.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Frodem, të cilët pyesin

“Si është e mundur që në buxhet të ketë mjete për përmendore dhe lukse tjera, ndërsa të mos ketë para për projekte me të cilët sigurohen kushte themelore për jetë. Vallë kryetari i komunës për disa është nënë e për disa njerkë?”.

Me sjelljen e këtillë të papërgjegjshme dhe të përzgjedhur ndaj bashkëqytetarëve të vet, kryetari i komunës Gazi Babë, para përfundimit të mandatit të dytë e shfaqi fytyrën e tij të shëmtuar, dhe se aspak nuk dallon nga kreu i partisë së tij. Motoja e tyre themelore është ,,Mundesh dhe duhet të premtosh gjithçka, ndërsa do ta realizosh vetëm atë që do ta themi ne”, thuhet në reagimin e Frodem./Telegrafi/