Site icon Telegrafi

Komuna e Fushë Kosovës pa rrymë, qytetarët presin në rend për dokumente

Ndërtesa e Komunës së Fushë Kosovës tash e një orë ka mbetur pa energji elektrike, ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit.

Për shkak të mungesë së energjisë elektrike qytetarët kanë mbetur pa u shërbyer nga punëtoret e komunës për rregullimin dokumenteve të ndryshme.
Shkaqet se pse ka mbetur Komuna e Fushë Kosovë pa rrymë ende nuk dihen.

Ndryshe Komunë e Fushë Kosovës, paguan mijëra euro në muaj për shfrytëzimin e objekti pasi që ai është objekt privat.

E zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, ka thënë për Telegrafin se kanë pasur ndërprerje të rrymës për shkak të reduktimeve, por që këto reduktime nuk kanë zgjatur.

“Reduktimet kanë qenë deri sa është kaluar në gjeneratorë. Momentalisht kemi energji eklektike në objektin e Komunës dhe normalisht po punohet edhe në zyrat e ofiçarisë”, ka bërë të ditur Topalli. /Telegrafi/

Exit mobile version