Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme 16 mars 2019 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 20.00.
Sipas njoftimit për media ndërprerja e ujit në zona të lartë cekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj.
“Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit ‘Prishtina”./Telegrafi/