Site icon Telegrafi

Komuna e Fushë Kosovës harxhon 3 mijë euro për lule (Foto)

Edhe këtë vit sikurse viteve tjera, Komuna e Fushë Kosovës ka vazhduar me mbjelljen e luleve të ndryshme sezonale përgjatë rrugëve kryesore të kësaj komune.

Mirëpo për shkak të reshurave të shiut një pjesë e këtyre luleve që ishin mbjellur janë prishur, por ato janë zëvëndësuar me të reja.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka thënë për Telegrafin se sikur çdo vit tjetër edhe këtë vit janë kujdesur që të ketë hapësira të gjelbëruara.

“Komuna si çdo vit është e përkushtuar dhe e angazhuar që të ketë sa më shumë hapësira të pastërta dhe me drunj e lule të mbjellura. Këtë e kemi bërë edhe në këtë vit”, ka thënë Topalli.

Ai ka shtuar se vlera e përgjithshme e tenderit për mbjelljen e luleve është 3 mijë e 615 euro.

“Komuna ka zhvilluar aktivitet të prokurimit për “Furinizim dhe mbjellje të luleve”. Vlera e ofertës së përgjegjëshme është 3,615.00€”, u shpreh Topalli./ Telegrafi/

  

 

 

Exit mobile version