Site icon Telegrafi

Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kanë ardhur nga vendet evropiane të vetizolohen

Shtabi Emergjent dhe ekipi profesional i Komunës së Ferizajt, i krijuar për përballimin e pandemisë së coronavirusit, ka apeluar tek të gjithë qytetarët ferizajas e të tjerë, të ardhur nga shtetet europiane e të tjera në Ferizaj me theks të veçantë të ardhurit nga Italia, Zvicra, Gjermania, Anglia dhe Franca dhe vendet e tjera nga datat 1 deri më 10 mars, të vetizolohen për së paku 14 ditë.

Ata poashtu kanë apeluar të ndalojnë krejtësisht vizitat familjare tek njëri-tjetri, që të pamundësohet shpërndarja e këtij virusi.

“Njëkohësisht, edhe ekipeve profesionale mjekësore që vizitojnë këto familje, këta qytetarë, i kërkohet të urdhërojnë vetizolimin e këtyre rasteve sipas masave mbrojtëse kundër COVID-1”, thuhet në njoftim.

Në komunën e Ferizajt deri tash nuk është regjistruar asnjë person i prekur me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version