Site icon Telegrafi

Komuna e Drenasit shpenzoi 99% të buxhetit

Vitin që lamë pas, Komuna e Drenasit e ka përmbyllur sipas planifikimit të paraparë në fillim vit. Në mbledhjen e Bordit të Drejtorive, që udhëhiqej nga Kryetari i Komunës Nexhat Demaku, është paraqitur raporti përfundimtar i bilancit, ku buxheti paraqitet i shpenzuar shumën prej 12 milionë e 247 mijë e 943 euro që shprehur në përqindje nga të gjitha burimet e financimit paraqitet në 99 për qind të shpenzimit.

Buxheti komunal i Drenasit për vitin 2015 ka pasur të alokuar grantin qeveritar në shumën prej 11 milion e 183 mijë e 65 euro, dhe me raportin e fri-balancit të datës 06.01.2016 paraqitet se grantet qeveritare j anë shpenzuar në shumën prej 11 milionë e 127 mijë e 96 euro. Kjo paraqet se për vitin fiskal 2015, grantet qeveritare janë shpenzuar në 99.49 për qind që do të thotë se kanë mbetur pa u shpenzuar vetëm 0.51 për qind, mbetje kjo më pak se minimale dhe krejtësisht e arsyeshme, për shkak se Ligji i prokurimit e krijon këtë mundësi.

Vetëm në kategorinë e shpenzimeve kapitale janë shpenzuar 98.19 për qind duke u realizuar kështu më shumë se 80 projekte, kryesisht në infrastrukturë rrugore, kanalizim dhe projekte të tjera që janë ne interes të përgjithshëm të qytetarëve.

Të hyrat vetanake të vitit 2015 janë të shpenzuar në 95,34 për qind, ndërsa të hyrat vetanake të bartura nga viti 2014 janë shpenzuar 94,76 për qind. Vlen të theksohet se këto të hyra vetanake barten plotësisht për vitin aktual.

Marrë në tersi ndarjet e buxhetit 2015, kanë qenë në shumën prej 12 milionë e 376 mijë e 887 euro të cilat me raportin përfundimtar paraqiten të shpenzuara në shumën prej 12 milionë e 247 mijë e 943 euro, që shprehur në përqindje shkalla e shfrytëzimit të mjeteve nga të gjitha burimet e financimit paraqitet në 99 për qind.

Shikuar nga aspekti analitik, kategorinë ekonomike të shpenzimeve, mallra dhe shërbime, brenda secilës kategori, që realizohen disa nga shpenzimet e përditshme, kemi një perfomancë jashtëzakonisht me të mirë në vitin fiskal 2015, sesa në vitet paraprake.

Në shpenzimet e telefonisë mobile, në vitin 2015, kanë qenë në shumën prej 11.696,00 euro, të krahasuara me një vit me parë (13.466,00 euro) paraqitet krahasim prej 13.15 për qind. Ndërsa ne shpenzimet e telefonisë fikse në vitin 2015 kapin shumën prej 5.390,00 euro, që krahasuar me një vit me parë (10.322,00 euro) paraqitet kursim për 47.78 për qind.

Shpenzimet e lëndës djegëse për vetura në vitin 2015 kapin shumën prej 27.795,00 euro (në këtë kategori hyjnë edhe shpenzimet e autoambulantave në shërbimet mjekësore në QKMF “Dr.Hafir Shala” dhe automjeteve emergjente në shërbimin e zjarrfikësve) që krahasuar me një vit me parë, kemi një ulje te këtij shpenzimi për 39.89 për qind.

Shpenzimet për dreka zyrtare për vitin 2015 kanë qenë përafërsisht 14.795 euro, të krahasuara me një vit më parë (18.869,00), paraqitet një ulje e këtij shpenzimi prej 23.80 për qind, apo nëse e krahasojmë edhe shpenzimin e riparimit të automjeteve i cili ishte në vitin 2015 në shumën prej 6.761,00 euro i krahasuar me një vit me parë (12.911,00 euro) paraqitet ulje e këtij shpenzimi për 47.48 për qind, ulje kjo e cila ka ndikuar me blerjen e automjeteve të reja të cilat kanë shpenzimet me të vogla të derivateve. /Telegrafi/

Exit mobile version