Telegrafi

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete e pajisje mjekësore

Komuna e Drenasit përmes një komunikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta furnizoj këtë komunë me mjete e pajisje mjekësore emergjente, ose të aprovoj ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore nëpër komuna.

Në këtë komunkatë për medie , Komuna e Drenasit thotë se në mbledhjen emergjente kanë ndarë shumën e caktuar të mjeteve për tejkalimin e kësaj gjendjeje, por që ende nuk kanë pranuar igjshmërinë e aktit të Kuvendit, gjë që është mjaft shqetësuese për ta.

“Më datën 27.02.2020 Kuvendi i Komunës së Drenasit, në mbledhjen urgjente, me vota unanime ka marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, Vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi covid-19. Na shqetëson fakti që ende nuk kemi marr ligjshmërinë e aktit të Kuvendit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërkohë që nevojat dhe kërkesat emergjente dhe planifikimin për secilën ditë po rriten për të tejkaluar këtë gjendje. Komuna e Drenasit për çdo ditë humb hapin e planifikimit të emergjencës pa zotimin e mjeteve”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Drenasit thekson se ka kontaktuar me MAPL-në në lidhje me këtë, por se aty u kanë thënë se Ministria e Financave dhe Transfereve ende nuk u k kthyer përgjigje, duke shtuar se ky nuk do të ishte shqetësim nëse nga Ministria e Shëndetësisë do të furnizoheshin me mateeriale të mjaftueshme.

“Ndërkohë që shohim që për këto qëllime, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mjete, pavarësisht procedurave, ndërsa nuk përshpejtohet aprovimi i vendimit tonë ligjor për këtë qëllim. Komuna e Drenasit, ka kontaktuar me MAPL-në, përkatësisht me sekretaren e kësaj ministrie për të konfirmuar aktin e ligjshmërisë, por ajo ka deklaruar se Ministria e Financave akoma nuk e ka kthyer vlerësimin. Ne nuk do të shqetësoheshim, sikur Ministria e Shëndetësisë të na furnizonte me materiale preventive për stafin shëndetësorë, inspektorët komunalë, zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale dhe stafin komunal, për të tejkaluar këtë gjendje”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë publikuar dhe listën e materaleve preventive, të cilat i aknë pranuar si donacion nga Ministria e Shëndetësisë në dy javët e fundit.

“Kujtojmë që në Komunën e Drenasit, shërbimet shëndetësore kryhen për 24 orë në dy qendra, në QKMF në Drenas dhe në QMF në Komoran, kurse stafi i këtyre qendrave është 181 të kujdesit parësor shëndetësor si dhe 4 mjek vullnetar dhe 17 infermier e teknik Edhe një herë kërkojmë nga Ministria e Financave ta kthej në MAPL aktin e ligjshmërisë së Kuvendit të Komunës së Drenasit, ose të merr përsipër niveli qendror furnizimin me pajisje emergjente. Për hir të transparencës po publikojmë listën e materialeve preventive të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë nga data 16.03.2020 deri më 01.04.2020”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/