Site icon Telegrafi

Komuna e Dragashit si ‘odë burrash’, asnjë grua në pozita udhëheqëse

Komuna e Dragashit nuk e ka asnjë grua në tetë drejtoritë, sa ka kjo komunë.

Përveç kryetarit që është burrë, burrë është edhe nënkryetari i Komunës dhe nënkryetari për komunitete.

“Në fakt, në këtë përfaqësim nuk qëndrojmë mirë. Ka gra shumë të zonja, ka gra që e kanë edhe kualifikimin e zotësinë. Ka pasur oferta por kanë hezituar”, ka shpjeguar Shaban Shabani.

Përfaqësimin gjinor në komunë, kryetari Shabani e ka arsyetuar duke thënë se koalicioni qeverisës ia ka pamundësuar.

“Propozime nuk kemi pas as nga partneri i koalicionit, ne i kemi tri drejtori. Njëfarë forme edhe kanë hezituar me marrë drejtorinë”, ka thënë ai në emisionin “Jeta në Komunë”./kallxo.com

Exit mobile version