Telegrafi

Komuna e Dragashit mban dëgjim publik për hartimin e buxhetit

Duke filluar nga nesër deri më 30 gusht, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Dragashit, do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020.

Sipas komunës, dëgjimet do të mbahen në bashkëpunim me KDI-në.

Komuna fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare, bizneset, etj, që të janë pjesë e debatit. /Telegrafi/