Telegrafi

Komuna e Dibrës përpiloi Programin për përpunimin e planeve Urbanistike për vitin 2022

Këshilli i ri i Komunës Dibër i dha dritë jeshile Programit për përpunimin të planeve Urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e komunës Dibër për vitin 2022. Paraprakisht u sollën vendime për miratimin e planeve përfundimtare për planin detal për disa blloqe të qytetit të Dibrës.

Në debat një vëmendje e veçantë këshilltarët patën në lidhje me respektimin të lokacionit të varrezave të vjetra të Dibrës, problemet që sjell largpërçuesi që kalon në disa vendbanime si dhe mënyra e ndërtimit të objekteve kolektive në vendbanimet të përfshira me planin detal urbanistik.

Mes tjerëve u theksuar se nuk duhet të tolerohet me planin gjeneral që është në përpunim të parashihen objekte sportive në lokacionin ku sot gjenden varrezat e vjetra të Dibrës. Këshilltarët Xhemail Çupi, Bashkim Mashkulli, Etlira Lata ishin decid në kërkesën që të mos i jepet mundësi askujt dhe në këtë drejtim as atyre që propozojnë planet në vend të varrezave të ndërtohen objektet sportive.

Këshilltarët e lartpërmendur thanë se bëhet fjalë për monumente të trashëgimisë së dibranëve dhe askush nuk guxon që të prish varrezat e vjetra. Poashtu një problem tjetër që duhet të ketë parasysh institucioni kompetent është edhe problemi me largpërçuesit që kanë Mepso dhe EVN në komunën e Dibrës. Atje ku ka mundësi të bëhet dislokimi i largpërçuesve që të mos dëmtojnë popullatën ndërsa në vendbanimet ku nuk ka mundësi për dislokim, të ketë korridor ku kalon largpërçuesi me qëllim që të mos lejohen ndërtime për banesa individuale apo kolektive. Në seancën e këshillit me të cilin udhëhoq kryetari i këshillit Fuat Spahiu ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Hekuran Duka u soll vendim për ndarjen e mjeteve financiare për të ndihmuar dy familjet që humbën anëtarët e tyre në tragjedinë të madhe që ndodhi në Bullgari me vlerë prej nga 300 mijë denarë për familje. Nga komuna e Dibrës në këtë tragjedi humbën jetën dy përfaqësues të policisë me bashkëshortet e tyre, nga të cilit njëri jetonte në Dibër e tjetri në Kosovrast të Poshtëm. (koha.mk)