Komuna e Demir Hisarit ka pranuar një donacion prej komunës Ballçova të Republikës së Turqisë, me vlerë prej mbi 7 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Donacioni përbëhet prej 100 koshave për hedhurina, me mekanizëm plastik dhe rreth 1000 qese pllastike. Donacioni është siguruar nga kryetari i komunës turke, Mehmed Ali Çallkaja./Telegrafi/