Gold AG nesër pritet të publikoj projektin më të ri.
“Në Dukagjin”, titullohet kënga më e re e reperit, i cili do të shoqërohet me videoklip.
E komuna e Deçanit i ka ndarë reëperit dekoratën “Shkëlzen Haradinaj”, të cilën do ta pranojë nesër me fillim në ora 13:30 në një ceremoni të veçantë në Gllogjan.
Me këtë rast reperi ka shkruar në rrjetet sociale se ndiet i nderuar dhe krenar me këtë dekoratë, transmeton Telegrafi.
“Ndihem i nderuar dhe krenar për këtë dekoratë që do ta marr nesër në ora 13:30 në Gllogjan. Kënga ime do te jehojë gjithmonë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë që ne po e gëzojmë. Falemnderit Deçan , faleminderit Gllogjan , faleminderit Dukagjin. Do t’i këndoj atdheut tim deri në këngën e fundit, që brezat që do të vinë le ta mësojnë historinë ashtu siç është e jo siç nderohet më vonë. Faleminderit gjeneral Daut Haradinaj dhe gjithë ata që më përkrahën gjithmonë Hajdar B. Sutaj”, ka shkruar Gold Ag në Instagram. /Telegrafi/