Telegrafi

Komuna e Debarcës ngrit iniciativë për referendum për ndërtimin e deponisë regjionale

Komuna e Debarcës ka ngritur iniciativë për nënshkrimin e referendumit, në të cilin qytetarët do të deklaroheshin për propozimin për ndërtimin e deponisë regjionale.

“Në kontekst të situatës në Komunën e Debarcës dhe paralajmërimeve për ndërtimin e deponisë regjionale, si dhe revoltës tek qytetarët, Këshili i Komunës së Debarcës ka sjellur vendim për refuzimin e zgjidhjes së vazhdueshme për Debarcën”, tha kryetari i komunës, Igor Trajkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak se deri tani nuk është marrë përgjigje nga ministri, si dhe në konteskt të vendimit të sjellë nga këshilli, ai tha se ngrisin iniciativë për mbajtjen e referendumit së bashku me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Ai i ftoi këshilltarët e komunës që të mbështesin vullnetin e qytetarëve dhe të japin mbështetje për propozimin e dhënë për mbajtjen e referendumit./Telegrafi/