Site icon Telegrafi

Komuna e Debarcës: Nuk duam deponi në rajonin e komunës sonë

Agjencia AIM bën të ditur se komuna e Debarcës kundërshton ndërtimin e deponisë rajonale për rajonin planor jugperëndimor në fshatin Godivje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i kësaj komune, Igor Trajkovski, ka shprehur papajtueshmërinë për idenë e ndërtimit të një objekti në territor të komunës së Debarcës.

Trajkovski arsyetohet me faktin se komuna është rajon kryesisht ujëmbledhës i liqenit të Ohrit, por edhe mjedis i pastër dhe pa industri të rëndë. Ai u bëri thirrje përgjegjësve në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor që ta ndalojnë projektin e filluar.

Në lidhje me këtë, paralajmërohen protesta të banorëve të Debarcës për të kundërshtuar një projekt të këtillë./Telegrafi/

Exit mobile version