Komuna e Çairit dhe ndërmarrja publike ”Higjiena komunale”, nesër dhe pasnesër do të ndërmarrin aksionin e grumbullimit dhe mënjanimit të aparaturave të vjetra teknike, si stufa elektrike, televizorë, por edhe mobilje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grumbullimi i këtyre aparaturave dhe moblijeve të panevojshme do të bëhet falas, ndërkaq amvisëritë duhet që këto gjësende që duhet t’i hudhin, t’i lënë para hyrjes së shtëpive, oboreve, apo edhe banesave, nga ora 7:00 e mëngjesit e deri në ora 9:30, në mëngjes.
Amvisëritë të kenë kujdes që të mos pengojnë lëvizjen e lirë kur t’i nxjerrin gjësendet jashtë shtëpive të tyre./Telegrafi/