Lidhur me lajmin e Komunës së Çairit për harxhimet vjetore të kësaj komune që gjenden në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike, Komuna e udhëhequr nga Visar Ganiu sqaron opinionin duke thënë se këto harxhime do të përdoren gjatë gjithë vitit për nevoja të kësaj komune, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kjo procedurë e publikuar në SEFP realizohet për çdo vit për të plotësuar nevojat e Komunës së Çairit respektivisht ka për qëllim primar furnizimin me materiale ose përgatitje teknike për realizimin në bazë vjetore (gjatë një viti) të manifestimeve të organizuara nga Komuna dhe nga organizata tjera në Komunën e Çairit manifestimet e të cilave i ndihmon dhe përkrah Komuna e Çairit (siç janë shtypja e ftesave, mirënjohjeve, broshura ne format A4 dhe A5 etj) dhe aksioneve ekologjike dhe humanitare (për të cilat është i nevojshëm furnizim me bluza me logo dhe materiale tjera për realizimin e tyre). Mjetet e ndara për këtë qëllim do të shpenzohen vetëm sipas nevojave të paraqitura në rast të organizimit të manifestimeve dhe aksioneve për të cilat qytetarët rregullisht do të jenë të njoftuar” thuhet në reagim e Komunës së Çairit. /Telegrafi/