Site icon Telegrafi

Komuna e Çairit jep leje që të prishet parku i lojrave për fëmijë për t’u ndërtuar një xhami

Drunjtë shekullor, parku i lojrave për fëmijë dhe parkingu në komunën e Çairit do të zëvendësohen me objekt fetare prej 2000 metër katror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna ka dhënë leje kurse Bashkësia Fetare Islame tashmë ka vënë gardhin metalik. Banorët nuk kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie të re, por sipas Tv Telma, ata kërkojnë sqarime se përse projekti është zgjeruar në mes të ndërtesave banesore.

Projekti financohet nga Turqia, kurse BFI-ja thotë se në këtë pjesë të Shkupit mungon xhamia. Ata thonë se janë pranuar të gjithë vërejtjet e qytetarëve dhe se hedhin poshtë disa ankesa për gjoja ndërtim të një objekti administrativ dhe komercial.

Aktivitetet ndërtimore pritet që të zgjatin mbi dy vite, ndërkaq komuna e Çairit nuk është përgjigjur nëse projekti përfshihet në planin detal urbanistik, apo nëse toka është blerë nga ndonjë person juridik, ose ka qenë në pronësi të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version