Lidhur me zhvillimet më të fundit, me ngjarjen pranë hotelit “Arka” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga Komuna e Çairit deklarojnë se ishte një problem i natyrës ligjore dhe pronësore dhe si i tillë është nën autoritetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lidhur me deklaratën e pronarit të hotelit “Arka”, theksojmë se problemi është nga natyra juridike dhe pronësore dhe duhet të zgjidhet nga autoritetet kompetente, në rastin konkret, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe për interesat personale nuk duhet t’i jepet konotacion ndëretnik.
Çarshia e Vjetër e Shkupit ishte dhe do të mbetet simbol i multietnicitetit dhe multi-konfesionalitetit, si i gjithë qyteti i Shkupit. Ne apelojmë edhe një herë se problemet e natyrës ligjore dhe të pronësisë nuk abuzohet për të inkurajuar urrejtjen ndëretnike”, thuhet në deklaratë.
Nga hoteli “Arka” janë ankuar se kanë qenë të ekspozuar, siç thanë ata, sulmit vandalist nga ana e 20-të personave huligan të organizua nga pronari i cili po ndërton një objekt pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. /Telegrafi/