Site icon Telegrafi

Komuna e Çairit i bashkangjitet karvanit për ndihma në zonat e prekura nga vërshimet

Komuna e Çairit vazhdon intensivisht të ndihmojë të prekurit nga vërshimet në Shkup, ndërsa pasojat dhe dëmet më të mëdha u bënë në lagjen Hasanbeg dhe fshatrat tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Komuna e Çairit ka angazhuar 20 punëtorë sezonalë në Hasanbeg që të ndihmojnë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara në këtë rajon.

Për tu solidarizuar dhe për t’iu ardhur në ndihmë, pjesë e shtabit të emergjencës qysh nga dita e parë është edhe vet kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Donacioni i fundit nga ana e komunës është dhurimi i 30 ton ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version