Site icon Telegrafi

Komuna e Bogdancit do të subvencionojë familjet me gjendje të rëndë sociale

Komuna e Bogdancit do t’u ndihmojë qytetarëve të kategorisë së rëndë sociale, duke ndarë mjete nga buxheti i komunës për subvencionim të qëndrimit të fëmijëve në çerdhe dhe një pjesë të harxhimeve për ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, komuna ka shpallur konkurs subvencionimi që do të zgjatë deri më 13 shkurt. Shuma e subvencionimit për çështje të fëmijëve në çerdhe do të jetë 1.500 denarë, kurse për harxhimet e ujit, 300 denarë.

Personat me stuatusin e prindit të vetëm të fëmijëve të moshës deri 6 vjeçare dhe personat që marrin ndihmë financiare kanë të drejtë të aplikojnë për këtë projekt./Telegrafi/

Exit mobile version