Me një seancë solemne dje Komuna e Bërvenicës ka shënuar 20 vjetorin e konstituimit të këshillit të parë komunal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i komunës, Enver Pajaziti, tha se gjithë këto vite, në këshillat komunal është punuar për përmirësim të kushteve të jetës, ndërsa jeta ndëretnike ka qenë kryesore për ta.
Ai tha se gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë të punojnë në disa rrugë dhe kanalizime. Fjalë rasti në këtë seancë solemne patën edhe kryetarët e mëhershëm të kësaj komune.
Kjo komunë është formuar në vitin 1996, me ligjin për organizim territorial të Maqedonisë./Telegrafi/