Telegrafi

Komuna e Bërvenicës për herë të parë me autobusin e vet organizon transportin e nxënësve

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, njofton se për herë të parë komuna ka organizuar transport të nxënësve.

Në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi, Ilievski thotë se transporti i nxënësve do të bëhet nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas.

“Komuna e Bërvenicës për herë të parë, me autobusin e vet filloi pas gjysëm vjetorit të dytë, nxënësit e vet t’i transportojë nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, ka shkruar kryetari i Bërvenicës.