Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, njofton se për herë të parë komuna ka organizuar transport të nxënësve.
Në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi, Ilievski thotë se transporti i nxënësve do të bëhet nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas.
“Komuna e Bërvenicës për herë të parë, me autobusin e vet filloi pas gjysëm vjetorit të dytë, nxënësit e vet t’i transportojë nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, ka shkruar kryetari i Bërvenicës.