Site icon Telegrafi

Komuna e Berovës organizon festival pyjesh

Këtë fundjavë në rajonin e Maleshevës do të mbahet festivali i dytë i pyjeve. Hapja zyrtare do të bëhet në liqenin e Berovës nga zv. ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Vanço Kostadinovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Berovës bën të ditur se qëllimi i manifestimit është vendosja e zhvillimit rural në qendër të vëmendjes dhe piketimi i vlefshmërisë së pyjeve.

Festivali ka qëllim edukativ, garues, promovues, rekreativ dhe argëtues. Vizitorët do të mund të marrin pjesë në promovim librash, videosh, filmash, ekspozita, forume të karakterit ekologjik, gara në aftësi pylltarie, ture malore dhe çikliste, si edhe do të promovohen prodhime lokale./Telegrafi/

Exit mobile version