Telegrafi

Komuna e Aerodromi dhe Komuna Qendër me më së shumti raste aktive me coronavirus në Shkup

Aerodromi mbetet të jetë komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus me 86 raste aktive, ndërsa pas kësaj komune, vjen Komuna Qendër me 78 raste aktive dhe Gazi Baba me 74 raste aktive.

Çairi që për një periudhë të gjatë ishte e para për nga numri i rasteve aktive tani ka 63, Karposhi 70, Kisella Voda 52, Gjorçe Petrovi 38, Butelli 33, Shuto Orizareja 17, Saraj 16, Studeniçani 11 dhe Ilindeni15.

Komunat me më pak raste aktive në Shkup janë Haraçina me 9, Sopishte, Çuçer Sandeva me 3 raste, Petroveci 6 dhe Zelenikova me 2 raste.

Qyteti i Shkupi vazhdon të jetë me më së shumti raste aktive në Maqedoni ndërsa pas Shkupi vjen Kumanova./Telegrafi/