Site icon Telegrafi

Komuna: Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij

Pas arrestimit të drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçlës ka reaguar komuna e Prishtinës.

Në një komunikatë për media të dërguar nga komuna e Prishtinës, thuhet se ky arrestim është tentim për ta penguar punën e tij.

“Komuna e Prishtinës është e indinjuar me këtë arrestim arbitrar të një drejtësie selektive, të orkestruar nga politika. po arrestohet Drejtori i Inspeksionit, nga Drejtoria e cila i ka ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje në Komunën e Prishtinës dhe për më tepër ka arritur të vendos rend edhe në fusha të tjera në mënyrë që Prishtina të fillojë të funksionojë si qytet normal. Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij, qeverisjen në Komunën e Prishtinës, nga qarqe të të dy partive në pushtet qendror, të cilat tash e sa kohë po e bllokojnë edhe Kuvendin Komunal të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e komunës.

Komuna e Prishtinës kërkon lirimin e menjëhershëm të Xhelal Sveçlës, Salih Zybës, si dhe të gjithë të arrestuarve të tjerë padrejtësisht dhe ndërprerjen e ndjekjes politike ndaj tyre.

Exit mobile version