Telegrafi

Komuna Aerodrom: Qentë endacak po i sjellin nga komunat e tjera, kemi opsion për zgjidhjen e këtij problemi

Komuna e Aerodromit do të filloj që të zgjidh sistematikisht problemin e kafshëve të pastreha.

Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim me NP Lajka, komuna do të ndajë mbi 1 milion denarë për zgjidhje efikase të këtij problemi.

“Përmes këtij bashkëpunimi me ndërmarrjen publike do të ngrisim sigurinë e qytetarëve, por do të vendosim edhe një sistem afatgjatë dhe efikas për trajtimin human të kafshëve të pastreha. Ky vendim vjen pas komenteve të marra nga bashkia dhe faktit se është e nevojshme që ky problem të zgjidhet sa më shpejt. Në periudhën paraprake janë marrë shumë raporte për sjelljen e një numri të madh të qenve endacakë në komunën tonë nga kamionë me targa të qyteteve të tjera, gjë që ka shtuar problemin në Aerodrom”, njofton komuna.

Ndryshe, qentë endacak ngelin një ndër problemet më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jo vetëm në qytetin e Shkupit, por edhe në zonën e Pollogut.