Komuna Aerodrom në Shkup në bashkëpunim me shoqatën për menaxhim me mbeturina “Zero mbeturina” sot organizon eko-aksion për mbledhjen e mbeturinave elektronike dhe elektrike në zonën Lisiçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga komuna, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë mbeturinat e rrezikshme nga shtëpia prej ora 12:00 deri ora 14:00 në bashkësinë urbane ‘Lisiçe’, te shitorja e vjetër e Sllavisë në qendrën tregtare.
Te kategoria e hedhurinave elektronike nënkuptohet kompjuter, tastatura, kabllo, altoparlant, telefona shtëpie, telefona mobil, MP3, monitorë, televizorë, kamera, skener, ejt. Kurse tek pjesa elektrika hynë: stufë elektrike, maqinë për larje teshash, ngrohëse, aparat për kafem etj.
Në eko-aksionin e mëparshëm për mbledhjen e hedhurinave elektronike dhe elektrike në nëntor dhe dhjetor 2016 janë mbledhur gjithsej 1.907 kg hedhurina të rrezikshme./Telegrafi/