Site icon Telegrafi

Komuna Aerodrom organizoi aksion humanitar me shitjen e kartolinave për 8 Marsin

Të rinjtë vullnetarë të Kryqit të Kuq, ekip i trajnuar dhe fëmijët nga të gjithë grupmoshat nga objekti ‘Bambi’, kopshti ‘Srniçka’ në komunën Aerodrom ka realizuar punëtori kreative për shtije të kartolinave të 8 Marsit, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja humanitare është mbajtur në kopsht, si pjesë e projektit ‘Kryqi i Kuq në aksion-promovim të vlerave humanitare’.

Në aksionin humanitar, ashtu siç ka njoftuar komuna Aerodrom, janë përfshirë edhe prindërit ku me fëmijët e tyre kanë përgatitur ëmbëlsira dhe dhurata tjera. Të gjithë bashkëpunimet ishin ekspozuar në ekspozitën shitëse, kurse mjetet e fituara janë për ndihmë të grupeve të ndryshme.

Qëllimi i aksionit humanitar është që fëmijët të mësojnë të bëhen solidar dhe të ndihmojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version