Raporti i Revizionit per punën e komunës Aerodrom të Bashkisë së Shkupit, ka zbuluar se pushteti lokal në këtë komunë paguan 8000 euro qira mujore për ndërtesën komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse komuna kërkoi mundësi tjera, që të paguaj më pak harxhime, megjithatë të njëjtat janë rritur për 2000 euro. Që nga themelimi i saj, pra që nga viti 2008, komuna Aerodrom ka paguar 6000 euro qira mujore, për t’u rritur më vonë në 8000 euro.
Nga 1 prilli i vitit 2015, e deri më 1 prill të këtij viti, komuna e ka paguar qiranë paraprakisht, që është e kundërligjshme, pasi që me Ligjin për prokurim publik, pagesa paraprake nuk mund të jetë më e lartë se 20%.
Në raport shkrun se ”për periudhën 10 vjeçarë të mëhershme, në bazë të qirasë, komuna ka harxhuar reth 720.000 euro mjete, ndërkaq vazhdon të jetë pa objekt vetanak, ku do të punonte administrata komunale.”/Telegrafi/